Lajmi i fundit/ Digjet billboard i BDI-së në hyrje të Shkupit (FOTO)

Duket se gara mes partive garuese të Maqedonisë po bëhet mjaft e nxehtë.

Para disa orësh në hyrje të Shkupit është djegur billboardi i BDI-së, në foton e të cilit është promovuar bartësi i listës së njësisë zgjedhore së zonës numër 2, Ejup Alimi, njofton InfoShqip.com

Një rast i ngjashëm ndodhi sot edhe me billboardin e kandidatit për deputet të Rilindjes me Besë, në njësinë zgjedhore nr 1, Zeqirija Ibrahimi.

Billboardi është djegur nga persona të paidentifikuar akoma./InfoShqip.com

billboard-i-bdi

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu