LAJMI I FUNDIT/ Konfirmohen 2 rastet e para me koronavirus në Shqipëri

Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Pacientët janë babë e bir dhe kanë udhëtuar nga Firence drejt Tiranës.

Gjendja e dy të prekurve paraqitet e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione në shëndet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në numrin 127 dhe mjekët do u përgjigjen çdo rasti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu