Lakers në krizë në fillim të sezonit, pësojnë humbjen e tretë radhazi

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me humbje duke konfirmuar krizën e rezultateve qysh në fillim të sezonit në NBA. Skuadra e madhe amerikane ka pësuar humbje para adhuruesve të vet në Crypto Arena nga Portland Trail Blazers me dy pikë diferencë 104:106.

Për skuadrën e trajnerit Darvin Ham kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje këtë edicion. Damian Lillard ishte fantastik për mysafirët në këtë sfidë duke shënuar edhe treshen vendimtare që ia fitoi ndeshjen Portlandit.

32-vjeçari e përfundoi ndeshjen me 41 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dalluan edhe Grant që shtoi 16 pikë si dhe Simons që kontribuoi me 12 të tjera.

LeBron James e mbylli ndeshjen me 31 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, derisa Anthony Davis shtoi 22 të tjera, por që nuk mjaftuan që ta evitojnë humbjen në këtë sfidë.

Fitore mbrëmë ka shënuar edhe kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors që mposhti Sacranento Kings me pesë pikë diferencë 130:125.

Steph Curry me 33 pikë ishte më meritori për fitoren e dytë të Warriors këtë edicion në NBA. Ndërkohë me lojë shumë të mirë u dalluan edhe dyshja Jordan Poole e Andrw Wiggins që shënuan nga 24 pikë në këtë sfidë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu