Lambrecht në qendër të kritikave, Ministrja gjermane e Mbrojtjes jep dorëheqjen

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, deputete e Partisë Socialdemokrate (SPD), i ka dorëzuar sot dorëheqjen kancelarit Olaf Scholz, pas kritikave të shumta që ka marrë ne lidhje me qëndrimin e Berlinit ndaj luftës në Ukrainë.

Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmës së fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me i veçantë, me takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm.

Deklarata e saj para luftës në Ukrainë u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos.

Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Sipas “Süddeutscher Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu