LAMM: Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Për shkak të temperaturave të larta rekomandojmë udhëtim në orët e hershme dhe orët e mbrëmjes. Bëni pushime më të shpeshta dhe konsumoni më shumë pije joalkoolike.

REGJIM KOHOR I KOMUNIKACIONIT PËR AUTOMJETE TË RËNDA TRANSPORTUESE NË PERIUDHËN VERORE

NDALESË PËR AUTMOJETET E RËNDA TRANSPORTUESE në rrugët shtetëtore në Republikën e Maqedonisë.

Prej 01.08.2016 (e premte) fillon zbatimi i regjimit kohor të komunikacionit në periudhën kohore prej 01.08.2016 deri më 31.08 në rrugët shtetërore në Repiblikën e Maqedonisë me të cilën ndalohet lëvizja e autmojeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilave kalon 15 tonë për ditët e fundjavës dhe për ditët gjatë temperaturave ekstreme të larta.

Intervalet kohore janë këto:

E premte: 17:00 – 22:00,
E shtunë: 09:00 – 18:00 dhe
E diel: 09:00- 22:00.

Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

Kufizimi nuk u dedikohet automjeteve të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, grurë dhe kultura të drithërave dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport i materieve të rrezikshme dhe automjete, të cilat bëjnë transport për kompanitë të cilat kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve të rrugëve shtetërore me NP për Rrugë shtetërore.

Nga 1 korriku deri më 1 shtator të vitit 2016 do të zbatohet regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën magjistrale A2 aksi: Shkup-Ohër-Shkup me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda masa e tërësishme e të cilave kalon 7,5 ton gjatë uikendeve.

Intervalet kohore janë këto:

E premte 15:00 – 22:00,
E shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 24:00
E diel: 07:00- 22:00.

Nga firma ndërtimore SHA “Ilinden” – Strugë njoftojnë se në Rrugën shtetërore A3 aksin Resnjë-Bukovë, kryhen punë ndërtimore, rehabilitim i aksit rrugor, të cilat është parapara të zgjasin deri më nëntor të vitit 2016. Për shkak të kësaj, në aksin e theksuar zbatohet ndryshimet regjim i ndryshuar i komunikacionit i cilin në pjesën të caktuara zhvillohet në një korsi për ç’arsye janë vendosur semaforë të cilët parashikojnë ngecje në komunikacion prej 3 deri në 5 minuta.

Nga firma ndërtimore Granit njoftojnë se më 20.07.2016 me fillim në orën 12:00 do të vendoset ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë – udhëkryqi te f. Tre Çezmat. Rikahëzimi i komunikacionit është nëpërmjet rrugës rajonale P526.

Nga firma ndërtimore KEDING njoftojnë se në aksin rrugor Gostivar ­Kërçovë në 2 km para qafës malore të Strazhës, për shkak të kryerjes së punimeve (sanim të urës) qarkullimi zhvillohet në një korsi. Është vendosur sinjalizim përkatës qarkullimi dhe sinjalizim me drita dhe rekomandohet kujdes i veçantë me automjetet, respektim i sinjalizimit dhe përshtatje e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Në aksin rrugor A1 autostrada Veles-Shkup para pikës pagesore Otovicë kryhen punët ndërtimore në rrugë. Në vendin e punimeve është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit dhe rekomandohet vozitje e kujdesshme me automjetet, respektimi i sinjalizimit të komunikacionit dhe përshtatje e shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

SHA Granit njofton se për shkak të vazhdimit të punëve ndërtimore në pjesën e trasesë të aksit rugor drejtimi A3 Manastir ­ – Makazi dhe nga marrja e miratimit për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, rikahëzimi i komunikacionit nga pompa e benzinës e Lukoilit deri në kryqëzimin me fshatin Rotino edhe më tej vazhdon të jetë e vlefshme.

Sipas projektit të komunikacionit nr. teknik. 155/2015 për ndryshim kohor të komunikacionit në aksin rrugor Shkup ­ Milladinovc ­ Kumanovë komunikacioni do të zhvillohet (në të djathtë pas pikës pagesore Milladinovc) përmes autostradës Kumanovë ­ Veles deri te aeroporti Aleksadandri i Madh deri te ndërprerja e autostradës Veles-Kumanovë.

Në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nga 14.12.2015 11-rr-134/4, në rrugën magjistrale A3b/A4e, pjesa Kadrifakovë-Shtip, nga km. 217+818 deri në km. 219+918 nga 15.01.2016 nga ora 08:00-16:00 PRO GEO SHPK KUMANOVË. Njëherit, kryhet incizim gjeodezik në pjesën e asfaltit nga trupi i rrugës në shtritje nga kryqëzimi Shtip deri në f. Tre çezmat. Komunikacioni në momentin e mbatjes po zhvillohet në pajtim me Projektin qarkullues për zhvillim të përkohshëm të komunikacionit dhe me sinjalizim të duhur të komunikacionit.

“SHA Granit SH.A Shkup – Ndërtim i ulët Lindje nga 11.12.2015 filloi me rikonstruimin dhe ndërtimin e autostradës pjesa Smokvicë – Gjevgjeli, si pjesë e Korridorit 10. Ju njoftojmë se komunikacioni zhvillohet nën regjim kohor”.

Shoqata ndërtimore “Granit’ SH.A Shkup (Shën Nikollë – Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Shën Nikollë-Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204.

– Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A3 pjesa Veles-Kadrifakovë komunikacioni zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit edhe atë

– nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri te f. Lozovë dhe

– nga f.Lozovë përmes f. Saramzalino deri te seksioni Kadrifakocvë.

Shoqëria ASFALT SHPK Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e elektro­sistemit për pagesë në pikën pagesore Romanovcë, në rrugën shtetërore A1, aksi Kumanovë­ pika pagesore Romanovcë dhe anasjelltas, komunikacioni zhvillohet sipas Lejes për regjim kohor të komunikacionit nr. 11­143/4 të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë më 25.05.2016.

I paralajmërojmë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet ku kryhen punime në rrugë dhe t’u përmbahen udhëzimeve të sinjaleve të sapovendosura të komunikacionit.

Në të gjitha akset ku kryhen punë ndërtimore është vendosur sinjalizim i duhur rrugor dhe i komunikacionit.

Në rrugën rajonale P­2137 para vendbanimit Voshanci, për shkak deformimeve në urë (për automjtete me masë të përgjithshme prej mbi 5 ton) komunikacioni riorientohet nëpërmjet urës së Lumit Vardar. lidhjen A1 me P­2137 (Demir Kapi ­ Koreshnicë ­ Vojshanci).

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu