Lampard mund t’i kthehet menaxhimit në Ligën Premier

Ish-menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është përsëri i lidhur me rikthim në Ligën Premier, te skuadra e Crystal Palace.

Klubi londinez ka mbetur pa trajner pas largimit të Roy Hodgson dhe pritej të siguronte shërbimet e ish-trajnerit të Wolves, Nuno Espirito Santo.

Sidoqoftë, bisedimet thuhet se kanë dështuar dhe kjo që do të thotë se klubi anglez po kërkojnë një kandidat tjetër për stolin e skuadrës.

Sipas mediumit Daily Mirror, Palace ka lëvizur drejtimit sigurimit të ish-trajnerit të Chelseat, Lampard, i cili shihet si favorit kryesor.

Përveç Lampard, Palace ka etiketuar edhe trajnerin e Sëanseat Steve Cooper dhe menaxherin e Burnley, Sean Dyche.

Interesimi i Lampard për punën te Palace është i panjohur, por ai së fundmi kishte deklaruar se ishte gati të kthehej në punë pas shkarkimit nga Chelsea në janar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu