Lamtumirë poza “Më ndiq mua..”, kjo është tendenca më e re e fotografive në çift (FOTO)

Në terma artistik, Coachella 2017 ishte për të dashuruarit. Përveç personazheve, paradës së tyre të veshjeve e kuriozitetit se me kë ishin të shoqëruar, ky vit solli edhe një “risi” të cilën blogeret më të famshme na prezantuan në Instagram-in e tyre.

Poza me të dashurit e tyre të zemrës nuk ishte siç jemi mësuar të shohim deri më sot, as me pozën “më ndiq mua” kur tjetri të mban për dore, e as në pozën e “princeshës” me këmbën e djathtë të shkëputur nga toka. Jeni kuriozë për tendencën më të re në Instagram?

Sa romantike aq edhe ëndërrimtare, nën diellin që perëndon, në fushën e Coachellas.. na mbetet vetëm të ëndërrojmë se një ditë do të kemi të njëjtin sfond për kornizën e ardhshme të fotografisë në çift.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu