Mateo Kovacic mund të rikthehet në Serie A gjatë kësaj vere
Corriere dello Sport ka zbuluar se Juventusi është duke kërkuar mesfushorin e Real Madridit, Mateo Kovacic.
Ky i fundit mund të largohet nga Los Blancos gjatë kësaj vere pasi nuk po përshtatet në skemën 4-2-3-1 të Zinedine Zdanes, përcjell Express.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i reprezentuesit të Kroacisë, i cili kërkohet edhe nga Tottenham.
Kovacic, i cili karrierën si lojtar e ka nisur në Austri te skuadra LASK Linz, e njeh shumë mirë Serie A, pasi ishte pjesë e Interit mes viteve 2013-2015. /Express/