Laporta këmbëngul se Griezmann ende mund të qëndrojë te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se ata janë të lumtur të llogarisin te shërbimet e Antoine Griezmann për sezonin e ri.

Sulmuesi francez i është ofruar Atletico Madridit, së bashku me klubet e Ligës Premier, pasi Barcelona kërkon të lehtësojë faturën e pagave të klubit.

Por, presidenti Laporta ka thënë se Greizmann ende mund të mbetet në Camp Nou për sezonin e ri.

“Griezmann ka një kontratë me Barçën. Nëse nuk ka lëvizje, ne mbështetemi te lojtari”.

“Ne nuk mund ta mohojmë interesin për lojtarin, dhe kjo tregon cilësinë e tij”, ka thënë Laporta.

Ndryshe, Griezmann i është bashkuar Barçën në kampin e tyre para-sezonal me bazë në Gjermani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu