Largimi i Hakimit i pashmangshëm: Edhe Shkrinjar me valixhe në duar, Interi “piketon” dy italianë

Interi është në vështirësi ekonomike dhe për këtë arsye, klubi zikaltër duhet të sakrifikojë një ose dy lojtarë kryesorë për të rregulluar bilancet.

I pari që do të largohet me shumë mundësi është Açraf Hakimi, e ardhmja e të cilit do të vendoset brenda javës. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, largimi i marokenit nga Interi duket i pashmangshëm dhe do të jetë ai sakrifikimi i madh nga drejtuesit. Në garë për lojtarin janë dy klube, Çelsi dhe PSG-ja, me këta të fundit që janë favoritë për ta marrë, për një sërë arsyesh.

Oferta e Leonardos do të ishte vetëm para, zgjidhja e preferuar për drejtuesit e Interit. Gjithashtu edhe dëshira e lojtarit është të kalojë te francezët, ku do të përfitonte një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon dhe do të kishte mundësinë të luante me Nejmarin, Mbapenë dhe Di Marian, në të djathtë.

PSG-ja ka gati ofertën 70 milionë euro për Interin, ndërsa në krahun tjetër Çelsi mendon të ofrojë 50 milionë euro plus kartonin e njërit prej Zapakostës ose Alonsos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu