Largimi nga Barcelona është fakt i kryer, Inter e Juve “betejë” për mesfushorin

Barcelona në këtë sezon i është dedikuar talenteve të La Masia dhe një pjesë e mirë e tyre nuk kanë zhgënjyer, por edhe pse në moshë të re, kanë marrë përgjegjësi dhe kanë mbajtur peshë në skuadër me paraqitjet e tyre të mira.

Por ka edhe të tjerë që kanë dalë jashtë loje, siç është Riqui Puig. Ronald Koeman ja ka bërë të qartë 21-vjeçarit se nuk e ka në preferencat e tij dhe do ishte mirë të largohej. Puig në nisje të sezonit veproi ndryshe, por duket se tashmë durimi i tij ka marrë fund.

Në Soanjë e bëjnë fakt të kryer largimin e spanjollit nga Barcelona dhe zbulohen edhe dy klube të interesuar për shërbimet e talentit. Mësohet se për Puig ka një “derbi Italie”. Inter dhe Juventus do nisin sulmet e tyre në verë dhe do luftojnë për shërbimet e djaloshit të La Masia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu