Largohet programi Cambridge nga shkollat e mesme në Maqedoni

Vitin e ri shkollor nxënësit e shkollave të mesme do ta fillojnë pa programin Cambridge. Qeveria vendosi që mësimi të zhvillohet sipas programeve të vjetra

Një vendim i këtillë ishte i pritur pasi ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, paralajmëroi se programi i Cambridge është i papërshtatshëm për sistemin e arsimit në Maqedoni. Vendimi i saj u mbështet nga shumica e mësuesve.

Zbatimi i programit Cambridge tregoi pasoja dhe probleme me adaptimin me përmbajtjet e programeve të mësuesve. Kritikat në opinion ishin se kjo reformë nuk e ka arritur qëllimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu