Latifi: Nëse Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem

Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar ftesën e kryeministrit izraelit ndaj Albin Kurtit, për të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se nëse Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës.

Nëse gjykon si internacionalist socialist, nuk shkon! Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon! Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se është koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu