Latifi: Qysh i kanë kap ethet e zgjedhjeve, edhe ushtria serbe me hy në veri, nuk merret kush me të

Serbia ka filluar sot vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vet presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Për këtë lajm ka reaguar profesori universitar Blerim Latifi. Ai ka thënë se politikanët në Prishtinë, janë në ethe të zgjedhjeve të reja dhe nuk kanë kohë të merren me punët e shtetit.

Sipas tij, ata nuk do të reagonin edhe po të hynte tani ushtria serbe në veri.

“Serbia paska fillu vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës. Në Prishtinë heshtin. Qysh i kanë kapë ethet e zgjedhjeve edhe ushtria serbe me hy n’veri, politikanët tanë nuk do të kenë kohë me u marrë me punët e shtetit”, ka shkruar Latifi në një postim në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu