“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, komunistët nderojnë me grusht dhe vendosin lule te Varrezat e Dëshmorëve

Nuk munguan as këtë kremtim të Ditës së Çlirimit të Shqipërisë nostalgjiket e diktaturës dhe komunistët.Me portretin e diktatorit e pankarta në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata kanë kryer homazhe për 76-vjetorin e Çlirimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, siç duket edhe nga fotot.

Po ashtu nuk ka munguar as nderimi me grusht kur vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu