Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se vendimi i SHBA-ve për të vendosur sanksione kundër Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus për mbrojtje ajrore me raketat S-400 është një shfaqje tipike e arrogancës amerikane kundër të drejtës ndërkombëtare. Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov mbajti një konferencë shtypi në Sarajevë, në kuadër të kontakteve zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë.
ShBA-ja po i përdor sanksionet në mënyrë harbutçe,- u shpreh Lavrov dhe shtoi: “Sanksionet e ShBA-së ndaj Turqisë janë një manifestim tjetër i qëndrimit arrogant kundër të drejtës ndërkombëtare. Patjetër që një qasje e tillë nuk kontribuon në besueshmërinë e ShBA-së si një pjesëmarrëse e përgjegjshme në arenën ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin ushtarako-teknik”. Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione kundër Turqisë për shkak se kjo ka blerë në Rusia sistemin e mbrojtjes raketore S-400.









