Lavrov: Perëndimi dhe Ukraina duan të shkatërrojnë Rusinë

SHBA dhe aleatët e saj në NATO, së bashku me Ukrainën, synojnë të “shkatërrojnë” Rusinë, ka thënë ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Ashtu si shumica e zyrtarëve të lartë rusë, Lavrov mbështeti pushtimin rus të Ukrainës dhe u shpreh kundër asaj që ai dhe Vladimir Putin i kanë quajtur përpjekjet e Perëndimit për të kufizuar Rusinë dhe për të dominuar çështjet globale.

Në komentet e tij të fundit, zyrtari i Kremlinit tha: “Veprimet e vendeve të Perëndimit kolektiv dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nën kontrollin e tyre konfirmojnë natyrën globale të krizës ukrainase. Nuk është sekret për askënd që qëllimi strategjik i SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO është të mposhtin Rusinë në fushën e betejës si një mekanizëm për dobësimin e ndjeshëm apo edhe shkatërrimin e vendit tonë”.

Lavrov përsëriti gjithashtu se Rusia dhe SHBA nuk mund të mbajnë lidhje normale, duke fajësuar administratën e presidentit Joe Biden.

“Është objektivisht e pamundur të ruhet një komunikim normal me administratën Biden, e cila shpall si synim shkaktimin e një disfate strategjike ndaj vendit tonë”, tha ndër të tjera ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu