Lavrov: SHBA po shkatërron marrëdhënien tonë me Europën

Ministri i Jashtëm rus ka sulmuar sërish SHBA-në, ndërkohë që vazhdojnë luftimet në Ukrainë.

“Amerika është ajo që po përfiton nga konflikti ushtarak pasi kërkon të korrë përfitimet më të mëdha në nivelin ekonomik dhe strategjik,” tha Sergej Lavrov.

“Uashingtoni synon të shkatërrojë lidhjet tradicionale midis Rusisë dhe Europës “, shtoi ministri i Jashtëm rus.

” Ne po shohim se si sundimtarët europianë po veprojnë në kurriz të mirëqenies dhe interesave të qytetarëve të tyre,” tha ai duke sulmuar Europën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu