LDK-ja thotë se javën tjetër do të ketë Qeveri të re

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka edhe 8 ditë kohë për të vendosur lidhur me mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, LDK-ja e Isa Mustafës thotë se javën e ardhshme do të krijohet qeveria e re.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar për media se java tjetër do të formohet qeveria e re.

“Java e ardhshme do ta zë Kosovën me qeveri të re”, tha ai.

Kur u pyet se Kushtetuesja ka afat edhe 8 ditë kohë për të dhënë mendimin, Gashi tha sigurisht se do ta jape para date 29 maj.

“Nuk kam informacione, por maksimalisht i ka 8 ditë, vendimi del para të premtes (së ardhshme). Ne jemi të gatshëm. Në momentin që del vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta riaktivizoj ftesën për seancë të jashtëzakonshme dhe kjo nuk do të zgjatë më shumë se 24 orë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu