LDK: Presim pak, por Avdullah Hoti do të jetë kryeministër

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin Avdullah Hoti për kryeministër të Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar një afat deri me 29 maj që të shpjegon në qartësi në lidhje me këtë dekret nga Thaçi, për mandatarin Hoti se a ka shkelje Kushtetuese apo jo.

Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po thonë se ata do të presin deri në vendimin e radhës nga Gjykata Kushtetuese, por janë të sigurt se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa ka thënë se janë të bindur se tentimi i tyre për të krijuar një qeveri të re do të rezultojë me sukses pas 29 majit, kur edhe skadon pezullimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

“LDK edhe para njoftimit për pezullimin ka qenë e vendosur që të respektojë çfarëdo vendimi që bie Gjykata Kushtetuese. LDK konform dekretit që ka shpallë presidenti ka propozuar kandidatin për kryeministër dhe ka përfunduar marrëveshjet e koalicionit. Nënshkrimi i 61 deputetëve ka treguar që LDK i ka votat për krijimin e qeverisë së re, por do të presë deri në vendimin përfundimtar të GJK-së”, ka thënë Sfarqa në Klan Kosova.

“Ne s’kemi asnjë arsye për të pas një nxitim eventual. Gjykata Kushtetuese konform dinamikës së vet dhe kompetencave që ka do ta vlerësojë se kur do ta merr vendimin përfundimtar që të sugjerojë apo predikojë se si do të jetë vendimi. Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe më të gjerë që synime për lëvizje të lirë, për integrim në BE në mënyrë që të bëhet edhe pranimi i Kosovës edhe në OKB”, ka thënë Sfarqa.

Kujtojmë se dje Vetëvendosje e shpalli si fitore të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kishin të drejtë dhe Qeveria e re nuk do të bëhet, mirëpo në mbrëmje doli shefi i tyre, Albin Kurti ku dhe i qetësoi duke thënë se akoma nuk është marrë vendimi final në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu