Gazeta franceze “Le Figaro” shkroi se Turqia, në vetëm 15 vjet, është bërë një nga prodhuesit kryesorë në botë të mjeteve të armatosura ajrore pa pilot (dronë të armatosur).
Gazeta “Le Figaro”, në pronësi të Dassault, një nga kompanitë më të mëdha të armëve në Francë, përfshiu dronët e armatosur turq në një artikull të përgatitur me kryetitull vetëm për këto dronë.
Në artikullin me titull “Një teknologji në shërbim të politikës së jashtme turke”, u theksua se në pranverën e vitit 2020 në Libi, dy dronë vetëvrasës “Kargu-2” të prodhuar nga kompania “STM” luajtën një rol të rëndësishëm në konfliktin midis forcave pro Halife Haftarit dhe qeverisë libiane.
“Në vetëm 15 vjet, Turqia ka zënë vendin në mesin e prodhuesve kryesorë të botës me dëshirën për të konkurruar me modelet amerikane, izraelite dhe kineze“, shkruhet në artikull.
Gjithashtu bëhet e ditur se dronët e armatosur turq si Kargu, Bayraktar, Anka, Karayel dhe Alpagu jo vetëm që janë efektive, por kanë edhe një çmim të volitshëm.
Duke theksuar se dronët e armatosur turq kanë filluar të përdoren në operacionet ndërkufitare që nga viti 2016, në vijim shkruhet: “Dronët e armatosur turq që po bëhen gjithnjë e më efektivë, kanë ndryshuar ekuilibrin e fuqisë jo vetëm në Libi, por edhe në Karabakun Malor (Azerbajxhan).”
Në artikull u theksua se dronët turq po shiten gjithnjë e më shumë, dhe u nënvizua se Azerbajxhani, Katari, Ukraina dhe Tunizia dhe vendi i NATO-s, Polonia tashmë kanë blerë këta dronë, kurse Letonia, Hungaria dhe Shqipëria si dhe vendet e tjera shfaqin interes në për to.









