Leicester vendos çmimin e Mahrez

Leicester City dëshiron 50 milionë euro për anësorin Ryad Mahrez
Anësori algjerian, Ryad Maherz dëshiron që gjatë kësaj vere të largohet nga Leicester City për të kaluar të ndonjë skuadër më e madhe.

Për lojtarin tashmë interesim anë shprehur Arsenal, Chelsea dhe Barcelona.

Edhe drejtuesit e Leicester Cityt janë të gatshëm të shesin Mahrezin, por jo pa marrë një shumë të madhe parash.

Sipas Tlegraph, Leicester për të lënë të lirë Mahrezin dëshiron 50 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara do të paguajë këtë shifër për Mahrez, që sezonin e kaluar pati shumë vështirësi. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu