Lëkundje tërmeti janë ndjerë pas mesnatës në vendin tonë. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve (EMSC) raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter me thellësi 5 kilometra, ndërkohë që epiqendra ishte 19 kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës. Nuk raportohet për dëme.









