Lënë anash hatërmbetjet, Sabiani surprizon Ilir Shaqirin pas aludimeve se nuk flasin me njëri-tjetrin: Je vëllai im

Ata kanë qenë të diskutuar në masë të madhe gjatë këtij viti, sa i përket raportit të tyre, bëhet fjalë për ish-banorët e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin dhe Sabianin, të cilët krijuan një miqësi të bukur brenda.

Sabiani së fundmi i ka bërë një befasi mikut të tij në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës me moderatoren Erjona Rusi, është paraqitur në skenë duke e habitur atë.

Të njëjtit sqaruan se nuk ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre, por largësia i ka distancuar disi.

Sabiani: “Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim”.

Iliri:
Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky smë erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë spo i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty”.

Sabiani:Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin”.

Iliri: “Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia”.

Sabiani:Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur”.

Iliri: “E vërtetë është”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu