“Leo, mbylle në MLS karrierën”, Beckham do ta bindë që tani Messin

Leo Messi ka nënshkruar për dy vite me PSG, por kjo nuk pengon që të tjera klube të ëndërrojnë që argjentinasi të mbrojë ngjyrat e tyre.

The Mirror shkruan se David Beckham ka qenë në kontakt me sulmuesin e PSG dhe po përpiqet ta bindë që ta përfundojë karrierën tek Inter Miami, në MLS.

Kjo lëvizje synohet të bëhet në verën e vitit 2023 dhe shanset që të bëhet realitet ekzistojnë, nëse kujton se kohët e fundit Messi ka blerë disa prona në Miami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu