Leposaviq, ndalohet vetura me targa të Serbisë që kaloi kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në fshatin Bistricë të komunës së Leposaviqit më 1 tetor. Sipas njoftimit të Policisë, personi që ka drejtuar veturën ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në Kosovë.

I dyshuari e ka pranuar se ka kaluar rrugën në këtë mënyrë dhe është intervistuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti i iniciuar ndaj tij si kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare vazhdon në procedurë të rregullt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu