Letra e vajzës shqiptare për virusin trondit rrjetin: Mos bëni shaka, jam në rrezik, e operuar nga zemra

Një vajzë shqiptare ka tronditur rrjetin me letrën e saj, ku bën thirrje që të gjithë të reflektojnë e të ndjekin këshillat. Lora tregon se është e së murë, është ope ruar nga zemra dhe ka një imunitet të d obët, aq sa nuk përballon dot as një gr ip normal. Vajza shkruan se është në rr ezik nëse preket nga Koronavirusi dhe bën apel që njerëzit të ruajnë distancën e të mos inj orojnë rregullat.

Letra:

“Nëse e marr koronavirusin do të jem një nga ata që të gjithë do të shkruajnë: Epo mirë Lora ishte e së murë. Unë jam një vajzë me imunitet të dobët dhe e gjykoj të pad rejtë që ju të shëndetshmit të injoroni rregullat. Meqënëse ky virus i bekuar dëmton vetëm ata që kanë sistem imunitar të dobët, më lejoni që ngë prej atyre që është në rrezik t’ju tregojë për këtë. Unë jam operuar nga zemra dhe më duhet të marr mjekime herë pas here edhe për një gërvishtje të vogël që më ndodh apo një grip normal imuniteti im bie përtokë, një gjendje e cila më bën të jem subjekt në rrezik në rast se covid-19 më prek. A e dini kush jemi ne me imunitet të do bët? Ne jemi ata që kemi përballuar kan cerin, diabetin, sulme në zemër, ata që lu ftojnë me sëmundje degjenerative. Ne jemi ata që kemi lu ftuar ose jemi duke luftuar me betejën dhe unë e gjykoj të padrejtë që ju të shëndetshëm e të bukur si dielli, të shmangni të gjitha rregullat që mund të frënojnë pjesërisht problemin. Se nuk e kuptoni sa e rëndësishme është të na mbani distancë kur jeni me grip. Ju që ikni nga zona e kuqe nuk e kuptoni që jeta nuk rrotullohet gjithmonë rreth jush. Ju lutem ruhuni, nuk është shaka”-përfundon ajo letrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu