Letra sekrete e Mbretëreshës është e fshehur në një kasafortë në Sydney dhe nuk mund të hapet edhe për 63 vite

Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth II është e kyçur brenda një kasaforte në një ndërtesë historike në Sydney dhe nuk mund të hapet edhe për 63 vite të tjera.

Letra e shkruar me dorë u përfundua në nëntor të vitit 1986, pasi që Ndërtesa e Mbretëreshës Victoria në Sydney u rinovua, dhe ajo letër u adresohet banorëve të Sydney.

Është e vendosur në një kuti xhami në një zonë të kufizuar, dhe askush nuk e di se çfarë shkruhet në letër – atë nuk e di as stafi personal i Mbretëreshës, shkruan 7news.au, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, një gjë dihet – nuk mund të hapet deri në vitin 2085.

Në udhëzimin e adresuar tek Lordi Kryebashkiak i Sydney shkruhet : “Në një kohë të përshtatshme e cila do të zgjidhet nga ju në vitin 2085 P.E.S, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcilleni tek qytetarët e Sydndey mesazhin tim drejtuar atyre”.

Është e nënshkruar thjeshtë, “Elizabeth R”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu