Pajaziti nga BESA: Ahmeti pas 18 vitesh u bë patriot kur e kuptoi që nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM

Nga Lëvizja BESA kanë rreaguar në lidhje me deklaratat e Ali Ahmetit në 18 vjetorin e themelimit të partisë së tij ku kreu i Bashkimit Demokratik kërkoi për Maqedoninë një kryeministër shqiptar, shkruan InfoShqip.

Funksionari i Lëvizjes BESA Binas Pajaziti ka rreaguar duke thënë se këto deklarata vijnë pasi Bashkimi Demokratik për Integrim e kuptoi që nuk do jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme BESA-LSDM.

“Kur Bashkimi Demokratik për Integrim e kuptoi se nuk do jetë pjesë e qeverisë BESA-LSDM, lidershipi i saj u bë patriot, madje edhe ngjyrat i ndërruan brenda natës nga e kaltërta në të kuqe edhe pse 16 vite si pjesë e pushtetit qendror dhe lokal ata ngelën të shurdhët. Ngelën të shurdhët, sepse prioritet nuk i kishin shqiptarët, por tenderat dhe xhepat e tyre. Pas dështimeve të njëpasnjëshme, po dëshmojnë se synim kryesor nuk i kanë shqiptarët dhe barazinë e tyre, por si ti kontrollojnë votat e shqiptarëve nëpërmjet policisë, DSK dhe BFI. Po ti kishin synim shqiptarët do të ishin përpjekur të ndryshonin diçka kur u bënë ndryshimet kushtetuese, të paktën shqiptarët të ishin kategori kushtetuese dhe jo 20 % e popullit që jeton në Maqedoninë e Veriut, po pse jo që edhe kryeministri të jetë shqiptarë?!” – U shpreh Pajaziti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu