Lëvizja Besa dëshiron të veprojë si e pavarur në Kuvend

Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni me LSDM-në, kryetari i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Besa dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.

E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Lëvizja Besa edhe ajo mendon. Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar. Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë si grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev.

Ai thotë se kjo ndarje e partive të vogla, me shumë gjasë vjen ngaqë ato në të kaluarën kanë vepruar nën hijen e partive të mëdha dhe nuk janë dukur mjaftueshëm.

Ndërkaq, paraprakisht, kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka deklaruar se shumica parlamentare është stabile, megjithatë ka bërë të ditur se dy deputetë të opozitës shqiptare janë në negociata për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu