Lëvizja BESA në Dibër, ka bërë një hap përpara duke inkuadruar ekspertë të fushave të ndryshme, me përvojë pune dhe sukses të dëshmuar. Kryesisht, këto ditë u promovua grupi nga profesioniste të pushtetit të ardhshëm komunal, prej 15 persona. Janë djem dhe vajza të familjeve dibrane me traditë të gjatë në fushën e shkencës, arsimit, kulturës, artit. Një brez i ri, që i karakterizon dija, morali, respekti, atdhedashuria, arsimdashës, kontribues, autoritar, bashkëpunëtor, misionar e vizionar, etj.
Ky grup, i cili është bashkuar, për t’i dhënë një frymë lulëzimi, Dibrës, me histori të bujshme, por fatkeqësisht të harruar dhe të nëpërkëmbur. Djem dhe vajza, të cilët kanë studiuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Sofje, Athinë, Vjenë, etj, do të japin gjithçka nga vetja, për Dibrën dhe dibranët. Ata e quajnë një mision të mundshëm përparimin e Dibrës.
Më poshtë lexoni emrat dhe profesionet e personave:
1.Fitim Dika: Profesor matematike
2.Brezar Dibra: Administrator publik
3.Defrim Sodolli: Biznismen
4.Edmond Jajaga: Doktor i informatikës dhe profesor universitar
5.Fisnik Mela: Master në Inxhinieri softuerike
6.Dorentina Cami: Administratore publike
7.Arberesha Buxhaku: Administratore
8.Elsa Kercishta – Studente e Biokimisë
9.Tomor mezelxhiu: Inxhinier i arkitekturës
10.Mondi Dema: Ekspert i Informatikës dhe shkencave matematikore
11.Rexhep Ballanca: Ekspert menaxher – marketing
12.Xhemail Çupi :Doktor i shkencave politike dhe profesor universitar
13.Ermal Marke: Magjistër për menaxhment dhe marketing
14.Nderim Guze: Ekonomist i diplomuar dhe biznesmen
15.Moni Marke: Ekspert menaxhment – biznes










