Lëvizja BESA e Kasamit ja si e komenton Alternativën e Gashit?

Pas ndarjes së Lëvizjes BESA, krahu i udhëhequr nga Afrim Gashit nuk po hiqte dorë nga kjo parti, edhe pse beteja juridike nuk ishte në anën e tyre. Megjithatë tashmë ky grupim politik ka formuar subjektin e ri me emrin Alternativa, që do vijoj të udhëhiqet nga Gashi. Por si e komentojnë këtë ndarje nga Lëvizja BESA.

Arianit Hoxha nga kjo parti thotë se ata si parti nuk komentojnë formimin e subjekteve të reja politike.

“Nuk është e vërtetë që ka procese gjyqësore për legalitetin e Lëvizjes Besa, por është fakt se dikush tentoi të përvetësojë emrin e Lëvizjes Besa dhe gjykata ia refuzoi këtë kërkesë absurde”, tha për Tv21, Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA.

Kontesti gjyqësor mes Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit filloi pasi palët u përçanë në grupe si pasojë e mosmarrëveshjeve. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu