Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa në mbledhjen e mbrëmshme zyrtarizoi qëndrimin e partisë për të mbështetur kandidaturën e profesorit Blerim Reka për president të shtetit, transmeton Portalb.
“Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA zyrtarizoi qëndrimin e partisë për të mbështetur kandidaturën e profesorit Blerim Reka në garën e zgjedhjeve Presidenciale që do mbahen më 21 prill të këtij viti.
Njëherit, Kuvendi Qendror zgjodhi edhe përbërjen e Shtabit Zgjedhor me në krye nënkryetarin e partisë Kastriot Rexhepi.
Poashtu Kuvendi Qendror morri vendim për të vendosur gjitha resurset partiake në shërbim të kandidatit për president të vendit prof.Blerim Rekës”, thuhet në njoftim për media.










