Ballina Aktuale Lëvizja BESA: Programi i Zaevit është përpiluar nga LSDM-ja dhe BDI-ja

Lëvizja BESA: Programi i Zaevit është përpiluar nga LSDM-ja dhe BDI-ja

“Ofertën që sot e prezantoi zotëri Zaev është si rezultat i negociatave që i kanë zhvilluar LSDM-ja me BDI-në. Lëvizja BESA nuk ka marrë pjesë në përpilimin e asaj oferte”, kështu deklarohen për Portalb, nga Lëvizja BESA e Bilall Kasamit, në lidhje me prezantimin e programit qeveritar të Zaevit.

Ata shtojnë gjithashtu se ata “vetëm i kanë deponuar nënshkrimet e deputetëve të tyre për krijimin e shumicës parlamentare që të mund të merret mandati”.

“Deri në adresën tonë nuk ka arritur asnjë ofertë për bashkëqeverisje andaj në këtë moment nuk mund të prononcohemi”, thonë nga Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu