Lëvizja BESA takime me strukturat në Dibër dhe Tearcë (FOTO)

Lëvizja BESA ka filluar takime të gjithëanshme me të gjitha strukturat e saj, për të bashkëbiseduar për nga afër me BESAtarët dhe shqiptarët për hallet dhe problemet e tyre, situatën aktuale politike, dhe çështje që i tangojnë banorët në përgjithësi.

“Takim informues i përfaqësuesve të lartë të Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes Besa me strukturat dhe antarët e degës së Dibrës. Delegacioni u kryesua nga Kryetari i Lëvizjes Besa, njëkohësisht edhe Deputet i Parlamentit të R.M.-së Prof. Dr. Bilal Kasami, antari i Kryesisë dhe themelues i këtij subjekti juridik Adnan Azizi, si dhe dy antarët e tjerë Dr. Rexhep Memeti dhe Dr. Xhemail Çupi si nikoqir.
Fotot në vijim tregojnë fuqinë në ritje të këtij subjekti juridik në Dibër dhe me gjërë” – thuhet në njoftimin e BESË – Dibër.

Ndërsa, BESA – Tearcë shkruan: “Takimi i sontshëm ishte takim informativ, ku strukturat e Lëvizjes BESA në komunën e Tearcës u njoftuan me situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për sfidat eventuale të mëtutjeshme!
Të pranishëm ishin anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA z. Skënder Rexhepi Zejd, deputetja e Lëvizjes Besa znj. Teuta Bilalli dhe anëtarë tjerë te kryesisë qëndrore. Të pranishmit patën rastin që drejtëpërdrejtë t’i parashtrojnë pyetje deputetes dhe folësve të tjerë, në lidhje me krizën politike në Maqedoni. Në këtë takim fjale rasti patën edhe kryetari i këshillit komunal Tearcë z. Amir Elezi dhe anëtarët e kryesisë Qendrore z.Abdush Demiri, Zira Agushi dhe Binas Pajaziti.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu