Lëvizja BESA vështirë ti shkojë në “konak” Ali Ahmetit?!

Lëvizja BESA vështirë se do ti shkojë në takim kreu të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka ftuar të gjitha partitë shqiptare për të shqyrtuar situatën pas zgjedhjeve. Mundësia e mospjesëmarrjes është dhënë si sinjal edhe nga zëdhënësi i kësaj partie, Faton Fazliu, përmes një postimi në facebook, transmeton INA.

“Nuk ka takime me figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike dhe nga gjykata të tjera ndërkombëtare!”, ka shkruar Fazliu. Takimi nga Ahmeti është thirrur për ditën e shtunë, duke mos dhënë detaje të tjera nga ana e zëdhënësit të kësaj partie, Bujar Osmani./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu