Lëvizja ILIRIDA pranon ofertën e Ali Ahmetit, por me një kusht?

Lëvizja ILIRIDA, një nismë politike e shfaqur, përmes disa komunikatave së fundi ka bërë të ditur se oferta publike e zotëri Ali Ahmetit në Saraj, është për ta respektuar, si një apel të shprehur publikisht dhe të adresuar konkret partive opozitare.

“Lëvizja Ilirida, që jemi akoma në vazhdën e regjistrimit, e shqyrtuam ofertën publike të Kryetarit të BDI-së z, Ali Ameti, dhe japim përgjigje publike. Lëvizja Ilirida, është e interesuar me gjithë bindjet e veta, po ashtu edhe bindjet e qytetarëve, se duhet bashkim i platformave politike të unisuara, për të aritur te dëshira e shumë pritur, dhe e dëshiruar nga shqiptarët e Iliridës.

Prandaj përgjigja e jonë është pozitive ndaj z. Ali Ahmeti, se do të bashkohemi, por vetëm me një pikë të përbashkët që BDI-ja, ta vënë në program, federalizmin e shtetit, gjegjësisht funksionimin e R.Iliridës. Shpresojmë se edhe partitë tjera do kenë një arsye më tepër për tu bashkuar.”, thekson kjo lëvizje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu