Lewandowski dorëzohet, nuk do të jetë as në kthim kundër PSG-së

Robert Lewandowski mendonte se mund të ishte gati për ndeshjen e kthimit në Champions League, kundër PSG, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Vetë sulmuesi polak e ka pranuar në Sky Sport, duke shuar shpresat edhe të atyre më optimistëve se Leva do të ishte gati për skuadrën e Bayern.

Lewandowski u dëmtua në një ndeshje me Poloninë në gju dhe fillimisht u raportua se do të qëndrojë për katër javë jashtë fushave të blerta, por vetë sulmuesi tha që do kthehej për dy javë.

Sa duket polaku është ndërgjegjësuar se nuk mund të jetë e mundur dhe tani i duhet të rikuperohet për ndeshjet në vazhdim dhe normalisht shpreson që Bayern të shkojë në gjysmëfinalet e Champions.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu