Liderët e partive politike shqiptare, pas takimit të tyre të realizuar sot me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike në vend, kanë theksuar se nuk do të heqin dorë nga marrëveshja e përbashkët.
Pas këtij takimi në deklaratat për gazetarët, Ziadin Sela, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami këmbëngulën se asgjë që theksohet në pikat e Deklaratës së përbashkët nuk është jashtë Kushtetutës së Maqedonisë. /albeu