Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, uron qytetarët me rastin e Fitër Bajramit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët musliman me rastin e Fitër Bajramit.

“Miq e dashamir, sot kam kënaqësi të veçant të uroj të gjithë besimtarët mysliman për festën e madhe të Fitër Bajramit qe na gjen pas sakrificës dhe reflektimit në muajin e madhërishëm të Ramazanit. Pas një muaji të agjërimit, festa e fitër Bajramit na gjen edhe më të bashkuar, më solidar me njëri tjetrin dhe më të përkushtuar në udhëzimet e drejta të besimit. Uroj gjithësecilin prej jush dhe familjet e juaja me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mbarësi, harmoni dhe gëzime personale e familjare.” – thuhet në urimin e Ahmetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu