Lideri i LSDM komenton protestën në Shkup në pëkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Për kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, protesta e djeshme në mbështetje të liderëve të UÇK-së është edhe një tjetër nga një sërë veprimesh të sajuara dhe të inskenuara, që shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemi kryesor, e ai janë migrantët për para.

“Nuk e di nëse e keni ndjekur dhe vërejtur se ne na intereson vetëm një gjë: çfarë do të bëjmë me migrantët? Kur duam të shohim një shfaqje, shkojmë në teatër! Kemi migrantë në dyert e shtetit, e unë të flas për gjëra nga e kaluara, për luftë? Mua më intereson e ardhmja e Maqedonisë, por jo çfarëdo e ardhmeje, por ajo evropiane. Si të shkojmë atje nëse pranojmë migrantë? I mbyllim përgjithmonë dyert e Maqedonisë. Përgjithmonë! Kujt ende nuk i është e qartë? Gjithçka me qëllim që të na largojnë vëmendjen nga migrantët. Merren me përndjekje politike, kallëzime penale, padi dhe marrëzira nga viti 2018, tani edhe me protesta. Vetëm cirk dhe elefantë në rrugë nuk kanë nxjerrë ende. Nuk dua të merrem me veprime të sajuara dhe të inskenuara që shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemi kryesor, e ai janë migrantët për para – deklaroi Filipçe për Libertasi, si koment për protestën e djeshme.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu