Shteti komunisti i Koresë së Veriut deklaroi se udhëheqësi i tyre ishte përgjegjës edhe për përmirësimin e motit gjatë një udhëtimi në malin Paektu.
Koreja e Veriut ka deklaruar edhe më parë se ka përmirësuar motin në këtë mal.
Këtë javë lidershipi i shtetit pretendoi se moti i dimrit u zhduk pasi Kim Jong-un u ngjit në “malin e revolucionit”.
Në raportin e tyre, mediat shtetërore thanë: “Kur Kim Jong-un u ngjit në majë të saj, duke kaluar nëpër borë të trashë, tregoi një atmosferë të mirë e të paparë në stuhinë e dimrit të dhjetorit, duke ekspozuar figurën madhështore”.
“Moti ndryshoi papritur për shkak se mali donte ‘t’i jepte një mirëseardhje të ngrohtë’ Kim Jong-un dhe ‘të tregonte gëzim në shfaqjen e komandantit.
Kim Jong-Un madje mburrej për shikueshmërinë në mal duke ndjekur mrekullinë e motit.
Ai tha: “Koha është aq e mirë sa mund të shohim majat në bregun e Liqenit Chon më qartë, sikur të ishin para syve tanë”.










