Liderja e opozitës bjelloruse viziton nesër Shqipërinë: Takim me kryeministri Rama, çfarë do diskutohet

Liderja e opozitës ruse Sviatlana Tsikhanouskaya, do të vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se në qendër të diskutimeve do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në OKB.

Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Do diskutojmë për angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në OKB”, shkruan ajo.

Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e gushtit 2020 që opozita dhe shumë qeveri perëndimore i konsiderojnë të manipuluara. Ajo u largua nga vendi pas zgjedhjeve ndërsa qeveria e Lukashenkos shtypi protestat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu