Lidhja me Luizin, habit miku i Kiarës: E shoh të lumtur, i ka treguar shumë mirë vlerat e saj

Kiara dhe Luizi sigurisht janë dy banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP. Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ishte miku i moderatores, Ardit Murataj, i cili tregoi se si e ka parë Kiarën dhe rrugëtimin e saj deri më tani.

“E shoh Kiarën të qetë, të lumtur. Kiara i ka treguar shumë mirë vlerat e saj. Ajo mbetet siç ka qenë në përditshmërinë e saj. Një vajzë e qetë, që kërkon mesazhe të forta. Jo çdo vajzë duhet të ngrejë zërin që të ndihet. Është një njeri pozitiv.

Banorët e sulmojnë se nuk kanë çfarë i bëjnë dot Luizit. Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit. Nga ajo çfarë duket nuk është diçka kot. Çdo lloj djali që do kishte ndjenja ndaj një vajze, do të bëhej protektiv.

Edhe unë po të isha Kiara, nuk do i hidhja benzinë zjarrit në rastin e komentit të Kristit. Ajo nuk do donte të bëhej nxitëse e Luizit. Luizi është ndër të paktët që po bën lojë aty brenda.”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu