Ligji i ri për punëtorët sezonal mirëpritet nga qytetarët

Ligji i ri për angazhimin e përkohshëm të personave, më saktë të pensionistëve dhe personave nën 18 vjeç, sipas pensionistëve është i mirë, jo sepse u lejon atyre të punojnë, por për shkak të pensioneve të ulëta që kanë. Ata thonë se nëse do të kishin pensione të mira, nuk do të kishte nevojë të punonin në mënyrë shtesë.

“Pajtohem, ideja është e mirë dhe ligji është i mirë, sepse pensionet janë të ulëta, kështu që do të jetë barrë shtesë për buxhetin dhe pavarësisht se kemi punuar për shumë vite, mund të punojmë përsëri”, tha një qytetar.

“Mendoj se kjo është mirë si për pensionistët ashtu edhe për të rinjtë që të vazhdojnë të punojnë. Jo, jo, unë kam punuar gati 72 vjet, s’mund të punojë më, e imja kaq ishte”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nuk jam dakord te pjesa për të miturit, sepse ata kanë përgjegjësitë e tyre dhe duhet të përmbushin detyrat e tyre. Megjithatë, nëse pensionet do të ishin të mjaftueshme, sigurisht që nuk do të doja të punoja në moshën 70 vjeç, por do të preferoja të shijoja vitet e mia të fundit”, theksoi një qytetar.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, thotë se kjo zgjidhje ligjore i jep goditje të fortë luftës ndaj ekonomisë joformale. Ai thotë se kjo zgjidhje ligjore avancon edhe të drejtat e punëtorëve.

“Personat e punësuar sipas këtij ligji nuk do të humbasin të drejtat e tyre të fituara tashmë, siç janë ndihma sociale, kompensimi i papunësisë, pension familjar ose pension pleqërie, bursat dhe e drejta për studime të rregullta. Po krijojmë mundësi të reja dhe po lehtësojmë rrethanat për punëdhënësit që të jenë në gjendje të regjistrojnë punëtorët e tyre sezonal ose të punësuar për periudhë të caktuar, kështu po krijojmë edhe kushte që punëtorët të marrin kontribute shëndetësore për punën e tyre dhe që shteti të mbledhë taksat që janë aktualisht të pranishme, por në ekonominë gri”, deklaroi Bojan Stojanovski – deputet i VMRO – DPMNE.

Ligji për punëtorët sezonal parashikon që të gjithë personat që janë ose nuk janë të punësuar, personat e vetëpunësuar, personat nën 18 vjeç të cilët, në përputhje me rregulloret e përgjithshme për marrëdhëniet e punës, plotësojnë kushtet për themelimin e marrëdhënies së punës, studentët, përfituesit e pensioneve familjare në bazë të paaftësisë për punë dhe jetesë të pavarur, si dhe të huajt me qëndrim të rregulluar, mund të punojnë punë sezonale si bujqësi, gastronomi dhe turizëm, pa humbur të ardhurat që marrin nga shteti, si pensione, bursa studimi dhe ndihma shtetërore. Por sipas Lidhjes së Sindikatave, Ligji për punësimin e punëtorëve sezonal është hap prapa. Ata thonë se me këtë ligj, në vend që të punohet në kohë të pacaktuar, punëtorët punësohen me kontratë me afat të caktuar dhe, sipas tyre, nuk është arritur asgjë. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu