Ligji për gjuhët vazhdon të ngelet pezull. Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot ka ripërsëritur qëndrimin e tij për sa i përket nënshkrimit të ligjit për gjuhët.
I pyetur nga gazetarët se mos vallë ka frikë dhe a është i gatshëm të japë dorëheqje nëse ligji nuk miratohet, Xhaferi deklaroi se, pikë së pari, nuk e njeh nocionin frikë dhe e dyta, puna e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk është punë individuale e tij.
Për pjesën e koalicionimit me LSDM-në Xhaferi ka adresuar gazetarët diku tjetër. Ai shtoi se ajo çfarë është dashur të bëhet nga ana e tij, është kryer dhe në kohë të duhur do ta adresojë në Gazetën Zyrtare