Ligji për shqipen në Venecia, Sela në shtëpi

Ligji për gjuhën shqipe do të përgatitet këto tre muaj, konkretisht para zgjedhjeve lokale, por nuk është e sigurt se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisëm, njofton InfoShqip.

Nga qeveria kanë informuar se Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, pasi të përgatitet nga Qeveria, do të dërgohet në Parlament dhe në Komisionin e Venedikut.

“Qeveria do të përgatitet Ligj për shqipen i cili më pas shkon në Parlament dhe në Komisionin e Venedikut”-pati thënë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

E përderisa ky dokument duhet njëherë të përgatitet në qeveri dhe vetëm atëherë të dërgohet në Venecia për të marrë mendimin e këtij komisioni. Sipas një deputeti i cili parapëlqeu të mbetet anonim, arsyeja pse është dërguar në komisionin e Venedikut është sepse presin që të ketë obstruksione nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për kalimin e këtij ligji, ndërsa shpresojnë se me presion nga komisioni i Venedikut do të kenë punë më të lehtë në kuvend.

Sipas të njëjtit burim, do të jetë shumë e vështirë që një ligj kaq i ndjeshëm si ligji për gjuhën të arrijë të kalojë në kuvend brenda 100 ditëshit të parë.

Për kalimin e ligjit për gjuhën shqipe brenda 100 ditëshit, kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka thënë se ka marrë garanci nga vet kryeministri Zaev, dhe ky ka qenë njëri nga kushtet për të hyrë në bashkëqeverisje.

Sela, ashtu si edhe përfaqësuesit e partisë së tij, nga të cilët më të zëshmit ishin ministri i shëndetësisë, Arben Taravari dhe zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Elmi Aziri, disa herë kanë këmbëngulur se nëse nuk kalon në kuvend ligji brenda 100 ditëshit të parë, kjo parti do të largohet nga koalicioni qeverisës me LSDM-në dhe BDI-në./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu