Ligjvënësi i parë republikan konfirmon se do të votojë për shkarkimin e Trump

Dhoma e Përfaqësuesve ka diskutuar rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra Trump dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve. Dhe njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko ka njoftuar se do të votojë për shkarkimin e Trump.

Katko është republikani i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të larguar Trump-in, shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.

Nuk mund të injorohet që presidenti Trump nxiti këtë kryengritje – si në mediat sociale përpara 6 janarit, ashtu edhe në fjalimin e asaj dite. Duke promovuar qëllimisht teori të pabazuara që sugjerojnë se zgjedhjet u vodhën disi, presidenti nxiti keqinformimin dhe shkaktoi përçarje“, tha ai në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu