Një grua e ka befasuar botën jo vetëm duke lindur fëmijën e vet 11 javë herët në ulësen e parë veturës, por me faktin se ai ka lindur “en caul”, që do të thotë në qesen amniotike.
Qesja amniotike është e mbushur me lëngje në të cilën foshnja e palindur lëviz – ajo ndihmon që të mbrojë foshnjat nga lëndimet, si dhe t’u japë atyre lëngje që ata mund të marrin frymë dhe të gëlltisin. Kur femra fillon lindjen, qesja amniotike “shpërthen” dhe lëngu që rrjedh përmes vaginës.
Por kjo nuk ka ndodhur me Raelin Scurry, shkruajnë mediat e huaja.
Vetëm 29 javë shtatzënë, Scurry nuk priste të lindte më 5 gusht. Ajo mendonte se ajo kishte kontraktimet të cilat zakonisht ndodhin në mes të rrugës përmes shtatzënisë dhe nuk ishte shumë e shqetësuar, por pas 45 minutash të kontraktimeve gjithnjë e më intensive ajo vendosi të shkonte në spital për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.
“Kontraktimet vazhduan më intensivisht dhe kuptova se ishte koha për të nxituar”, ka shkruar Scurry në Instagram.
“E thirra 911 sepse isha aq e frikësuar. Ata nuk mund të më kuptonin midis britmave. Kështu që unë i dorëzova telefonin të fejuarit tim. I tërhoqa pantallonat dhe u ula. Fëmija im ishte tanimë jashtë. Kur e shikoja poshtë, kuptova se ai ishte ende i mbështjellur plotësisht në qesen amniotike”.
Scurry dhe e fejuara e saj Ean mendonin se mund të arrinin në spital më shpejt se që shërbimet emergjente do të shkonin tek ata, kështu që ata vendosën të vozisnin, pavarësisht se sa ishin të frikësuar.
Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, u deshën rreth shtatë minuta për familjen për të arritur në spital, deri sa stafi erdhi të hapte qesen amniotike, duke ndihmuar fëmijën të merrte frymë.
Një lindje e tillë, shkruajnë mediat e huaja, është jashtëzakonisht e rrallë, që ndodh vetëm në një nga 80,000 lindjet – që është më e zakonshme në lindjet cezariane sesa lindjet vaginale.










