Lindja e të parit afgan në Shqipëri: Ja si e quajtën

Në spitalin e Lezhës ka lindur i pari fëmijë afgan në Shqipëri. Siç dihet, shtetas afganë të ardhur në vendin tonë janë vendosur, një pjesë e tyre, në plazhin e Shëngjinit.

Fëmija do quhet Albi.

Kryeministri Rama shkruan se ardhja në jetë e Albit është mesazhi më domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira.

“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu